Lajme

Kurti për vdekjen e Albright: Do të na mungosh, zonja sekretare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë disa fjalë pas vdekjes së ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së dhe mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright.

Kurti ka thënë se Albright ishte grua e shquar me moral të pakompromis dhe një mike e Kosovës deri në fund.

“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeleine Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar ai.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur. Ajo ishte 84 vjeç.

Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje