Lajme

Kurti për Borrellin: Iu përshtat Serbisë, e hoqi nga tavolina planin franko-gjerman

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar ka folur për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targat ilegale para dy ditësh në Bruksel. “Pas takimit që patëm atje, i cili zgjati 8 orë, Borrel fatkeqësisht e ndryshoi premisën e ndryshimit të negocimit”, tha ai.

Ai tha se qëllimi i madh u hoq nga agjenda, dhe plani franko- gjerman u hoq nga tavolina duke iu përshtatur agjendës serbe, pra që të bisedohej vetëm për targat. Tutje i pari i qeverisë tha se liderët thirren për marrëveshjen e madhe- për finale.

“Përfaëqësuesi i lartë i BE-së i ndryshoj premisat en egocimit të ditë së hënë, dhe qëllimi i madh u hoq nga agjenda dhe nevoja urgjente franko-gjermane u zhduk nga tavolina duke ju përshtatur Serbisë.Të drejtat për pakica në Kushtetutën e Kosovës nuk i gjen në ato të Serbisë por nuk i gjen as edhe në shumë vende të tjera të botës”.