Lajme

Kurti: Në Kosovë nuk do të ketë asociacion një etnik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga BE-ja e as nga ShBA-ja për të rinisur dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kurti konfirmoi se në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, nga mesi i qershorit do të ketë takimin e parë me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Ai është shprehur se në Kosovë nuk do të ketë asociacion njëetnik.

“Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori nuk është mesi i qershorit…Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë po është palë në bisedime dhe me dijen, programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës.

Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion njëetnik, të mos krijojmë krahina që ndajnë qytetarët,” u shpreh Kurti.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?