Lajme

Kurti me video-mesazh në gjuhën serbe: Thirrje qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në RKS

Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë lidhur me letërnjoftimet, si dhe me tabletat e automjeteve.

Kryeministri Albin Kurti, sot ka publikuar një video-mesazh përmes së cilës iu bëri thirrje qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në ato RKS, me qëllim të vendosjes së ligjmërisë.

Kurti tha se procesi i regjistrimit të automjeteve do të jetë i rregullt në mbi 30 qendra të regjistrimit.

“Në takimin e fundit të mbajtur, Qeveria mori vendim ku kërkohet regjistrimi në RKS, e me këtë implemtim dhe vendosja e sundimit të ligjit. Në këtë mënyrë garantojmë mbisundim të ligjit, krahas politikës dhe interesave qytetare”.

Kurti shtoi se procedurat burokratike nuk do të jenë pengesë ndaj regjistrimit e me këtë, zbatimit të ligjit.

“Procesi i regjistrimit ka rëndësi të madhe dhe si i tillë është në të mirën të të gjithë neve”, tha Kurti duke porositur që automjetet të cilat hyjnë nga Serbia dhe kanë regjistrime të tilla si “GL, PR” apo të ngjashme, duhet që gjithsesi të regjistrohen në RKS.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje