Lajme

Kurti: Kjo që u dakorduam mbrëmë i ka 194 fjalë. Është dyfish tekst më shumë se të hënën

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëveshjen e targave, duke thënë se ka ndryshim deklarate të Borrellit, jo marrëveshje, raporton Periskopi.

‘’Të hënë në mbrëmjë mua më është ofruar një dokument që ka pasë 95 fjalë dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund dhe nuk i referohen propozimit, përveç çështjes së targave te çështja e këtij propozimi. Kjo që u dakorduam mbrëmë i ka 194 fjalë. Ata që thonë ajo që s’është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën, nuk e dinë cka po flasin. Është dyfish tekst më shumë se të hënën. Nuk është marrëveshje, por dakoordim. Ajo cka është bërë mbrëmë është ndërruar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, por Borrelli deklaratë. Marrëveshje e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targa. Nuk do bëjmë gjobitje për targa KM, por do i japim hapësirë negocimit evropian.’’

Kurti ndërsa tha se targat ilegale “gradualisht do të nxjerren nga përdorimi’.

“Tjetra është që pjesa e targave në marrëveshjen e mbrëmshme nënkupton që Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja. Ajo është e qartë në tekst dhe gradualisht targat e paligjshme do të nxjerren nga përdorimi sipas një mekanizmi të tillë”, tha Kurti.

“Ne arritëm ta zbatojmë parimin e reciprocitetit në atë seksion të marrëveshjes që u bë deklaratë e Borrellit, por theksojmë se ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të dokumentit franko-gjerman. Kur të kryhet ky negocim, atëherë skadon edhe afati i këtij dakordimi”, shtoi ai.

‘’Qëllimi ynë ishte që cështja e planit franko gjerman të bëhet cështje e bisedimeve mes neve. Ishte e qartë nga vet deklarata e zv.presidentit Borrell se dicka e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron qartë, dhe në paragrafin e parë. Kjo është një arritje e madhe se për herë të parë procesi i dialogut hyn në një fazë të tillë.

Më 18 gusht Borrell ka bërë një kontribut të cmuar se ka strukturar pika e parë me kornizën e marrëveshjes. 18 gushti më e rëndësishmja në dy vitet e fundit sa i përket dialogut.

Njëmend targat është cështje teknike, pajtohem por duhet pranuar se në shtatorin e vitit të kaluar kemi nisur të mos ta trajtojmë vec ashtu prej kur ambasdori rus erdhi në Jarinjë e Bërnjak e ngritën në avion. Por pasojat janë më shumë se politike. Jam dakorduar që pika e dytë në dialog të jetë cështje aktuale.