Lajme

Kurti kërkon që BE’ja të vlerësojë largimin e taksës dhe të heqë vizat në këtë datë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim që të largojë taksën për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.



Kurti thotë se këtë vendim e mori në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe partnerin e koalicionit.

Taksa do të hiqet pjesërisht nga 15 marsi, ndërsa me 1 prill do të largohet tërësisht në një periudhë 90 ditore. Kurti thotë se nëse Serbia nuk reflekton gjatë kësaj kohe, me 15 qershor do të vendoset reciprociteti.

Kurti ka thënë se për këtë veprim, BE’ja të vlerësoj Kosovën dhe të largojë vizat për qytetarët e saj.

“BE ta vlerësojë lart heqjen e tarifës duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën, deri në zbatimin e reciprocitetit”, ka thënë kryeministri Kurti.



Samiti i Zagrebit do të mbahet me datat 5-7 maj.

Po ashtu, ai ka thënë se nga Ministria e Ekonomisë është mësuar se ka një dosje të madhe të shkeljeve të marrëveshjeve të CEFTA-s nga ana e Serbisë./Express/