Lajme

Kurti i prerë: Ose ç’kyqje ose shtrenjtim të rrymës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ai ka thënë se s’kemi rrugë tjetër, ose të shkyçim ose të bëhet ngritja e çmimit, ndërsa ka fajasuar qeveritë e kaluara për gjendjen me energji elektrike, shkruan Gazeta Metro.

Kurti si zakonisht edhe kësaj herë ka fajësuar qeveritë e kaluara për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se janë bërë dy gabime në vitin 2013 ku është refuzuar siç ka thënë ai ideja e Lëvizjes Vetëvendosje, si refuzimi i kompanisë gjermane Bilfinger.

Tutje Kurti ka thënë se këto probleme janë të trashëguara nga qeveritë e kaluara, ndërsa ka theksuar se s’ka zgjidhje tjetër ose ngritje të çmimeve ose ç’kyqje.

“Jemi në situatë ku ngritja e tarifës mbetët e vetmja rrugë në këtë situatë, dihet që një nga bllokët e prodhimit të rrymës ende nuk është në funksion, ose duhet ta bëjmë shkyçjen e rrymës ose të bëhet ngritja ngritja e çmimit për pjesën e importimit të rrymës”, ka thënë Kurti.

“Importi është i lartë dhe kjo e ka ngritur koston për të gjithë ne. Krizë energjetike botërore dhe ngritje e energjisë elektrike në tregun europian. Në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të mos preken, kemi subvencionim 75 milionë”, ka thënë tutje Kurti.

“Ose duhet të bëjmë ç’kyqje, ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave”, është shprehur ai në konferencë për media.

“Dje në orën 23:00 konsumi ka qenë prej një mijë e 318 megavatë, kurse ai minimal prej 834 në orën 05:00 të mëngjesit, derisa i gjithë prodhimi ynë ka qenë prej 727 megavatë. I kemi konsumuar një mijë e 318 megavatë dhe këto dikush duhet t’i paguajë”, ka shtuar Kurti.

“Rreth 1.8 milionë banorë që jemi dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro energji të importuar”, tha tutej Kurti