Lajme

Kurti flet për takimin “urgjent” me Ramën, tregon se çfarë kërkoi nga ai

Gjatë kësaj konference, Kurti është pyetur në lidhje me takimin urgjent që pati dje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ndër të tjerash theksoi se është diskutuar në lidhje me krizën energjetike, si dhe sulmet e shumta kibernetike në drejtim të institucioneve të dy vendeve.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune me kryeministrin Rama dhe ka qenë takim shumë i mirë konstruktiv e pozitiv. I nevojshëm për shkak të temave që kemi diskutuar. E para është siguria kibernetike. Kjo ka qenë tema e parë e diskutimit dhe isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre për sulmet e fundit që kanë qenë shumë të dëmshme. Keni parë që sot kemi themeluar agjencia për sigurinë kibernetike.Tema e dytë ka qenë sfidat e energjisë në muajt në vijim, në kuptimin e furnizimin e qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme. KEK dhe KESH bashkëpunojnë ngushtë, gjatë verës u kemi dhënë shumë energji elektrike në Shqipërisë që ata të na ndihmojnë gjatë dimrit”,tha Kurti.

LEXO EDHE:  Kurti i vendosur: Nuk e dorëzoj Republikën demokratike para një regjimi fashist

Ai theksoi se janë njoftuar se çfarë po ndodhë në Kosovë dhe në Shqipëri edhe në aspektin e politikave.

“Kemi njoftuar se çfarë po ndodhë në Kosovë dhe Shqipëri, edhe në aspektin e politikave por edhe të kapacitete dhe efekteve sociale të krizës energjetike. E njoftova Ramën se ne jemi të parët në Ballkan që kemi marrë masën për shpërblimin për ata që kursejnë. Ne japim dyfishin e kursimit e atyre që në faturën e muajve të vjeshtës e në dimër e kanë më të ulët krahasuar me muajt paraprak. Dhe tema e tretë ka qenë vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Sepse e dini se takimet e mëhershme të Berlinit janë bërë në kohën kur palët ishin të tjera. Tash për herë të parë takimi i radhës bëhet nga kancelari Scholz dhe ka shumë punë të ekipeve tona dhe bashkëpunim paraprak drejtë mbledhjes së radhës të procesit të Berlinit”, shtoi Kurti./Lajmi.net/