Lajme

Kurti flet për masat dhe situatën me COVID-19

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot në Kuvend lidhur me situatën pandemike

Kurti tha se vala e Omicron Kosovën e ka gjetur në gatishmëri, shkruan Insajderi.

“Reagimi në kohë dhe bashkëpunimi me qytetarët ne ja dolem me Omicronin , vala na gjeti me gatishmëri të plotë, në dy javshin e fundit rastet janë rritur shumë, masat nuk kanë pikur nga qielli”, tha ai.

Tutje ai tha se janë të obliguar që të marrin masat kundër COVID-19.

“Numëri i vdekjeve fillon pas rritjës së rasteve prandaj jemi obliguar të vendosim kufizime, ne duhet ta ngadalsojmë rritjen e rasteve për shkak të fluksit të madh që mund të kënë spitalet”, tha Kurti.