Lajme

Kurti flet për aksidentin, ja kujt ia hedh fajin për këto aksidente që po ndodhin në vend

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar institucionet për politika të dështuara në administrimin e trafikut rrugor, e cila ka sjellë në një situatë ku shumë jetë merren nga aksidentet rrugore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i VV-së, ka thënë se secili lajm i keq që kanë marrë i ka pikëlluar tej mase.

“Politikat e dështuara në administrimin e trafikut rrugor dhe kultura e papërgjegjësisë e cila merr modelin e keq nga disa njerëz të pushtetshëm, ka sjellë situatën ku shumë jetë po merren prej aksidenteve rrugore. Secili lajm i keq që kemi marrë na ka pikëlluar e dëshpëruar, dhe fatkeqësisht nuk kanë qenë pak”, ka shkruar Kurti.

Megjithatë, ai ka uruar që ambasadorja turke të ketë shërim sa më të shpejt nga lëndimet e marra në këtë aksident, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave të vdekur.

“Por nga pozita zyrtare si kryetar i Lëvizjes, si dhe deputet i Republikës, si dhe nga ndjeshmëria njerëzore, sot uroj që ambasadorja e vendit mik, Turqisë, ta marrë veten sa më shpejt nga dëmtimet që morëm vesh se ia ka shkaktuar një aksident. Në të njëjtën kohë, shpreh ngushëllimet tona për familjarët e të dashurit e tre të vdekurve në të njëjtin aksident”, ka shkruar Kurti. /FaktePlus


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?