Lajme

Kurti: Fillimisht të zgjedhim presidenten, më pas vazhdohet me të tjerat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit.

Në deklarim e sipër, Kurti ka vazhduar që të potencojë se Vjosa Osmani parashihet të jetë Presidente e Kosovës.

Në vazhdimësi Kurti i është referuar si ‘Presidentja’ e ardhshme, derisa tha se rendi e do që fillimisht të bëhet një skanim i ministrive, të bëhet zgjedhja e presidentes nga Kuvendi, e më pas të vazhdohet me të tjerat.

“Rendi e do që fillimisht të bëjmë një skanim të tillë dhe gjithashtu ta bëjmë edhe zgjedhjen e presidentes nga Kuvendi, ky është një vit kur e kemi edhe qeverinë e re dhe presidenten e re. Është e udhës që ta kemi zgjedhjen e presidentes dhe më pastaj edhe programin qeverisës dhe planin e punës”, tha Kurti.

Ai shtoi se sot kemi një vendim të rëndësishëm që është konstituimi i Komisioneve Parlamentare, duke theksuar se janë duke e bërë një skanim të gjendjes që kanë gjetur nëpër ministri.

Duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak ditë që ligjërisht do të duhej të bëhej zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?