Lajme

‘Kurti është nxënës dhe klonim i Enver Hoxhës’: Zeka e ‘godet’ rëndë kryeministrin

Komentatori politik Milaim Zeka, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është klonim i ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha, transmeton Gazeta Metro.

Në emisionin Politiko Zeka kujtoi kohën kur ish-lideri i opozitës thoshte se nuk do të hynte në ndonjë takim ku ka fusnotë e ku nuk pranohen simbolet e Kosovës.

Ai ndër të tjera e ‘thumboi’ edhe më shumë Kurtin, duke thënë se ai është nxënës i Enver Hoxhës dhe të majtës ekstreme.

“Krejt strategjinë e tij politike e ka ngritur duke folur për shkumën në gotë, por kurrë s’ka folur çka ka në gotë. Ai thonte se nuk hy në asnjë takim ku ka fusnotë, e ku nuk pranohen simbolet tona. Albin Kurti është shpikës, Albin Kurti është klonim i Enver Hoxhës. Veç Enver Hoxha ka ditur me i shpik ata skenarët e eliminimeve. Ky është nxënës i Enverit dhe të majtës ekstreme”, tha Zeka në Politiko.

Kujtojmë se sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit disa orësh në konferencë për media foli shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borell.

Ai tregoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve dhe negociatat do të vazhdojnë. Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE’së tha po ashtu se palët do të mbajnë përgjegjësi nëse eskalon situata.