Lajme

Kurti emëron edhe një këshilltar të jashtëm të shkolluar

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Durim Berishën si Këshilltar të Jashtëm Politik.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi që nisën për media nga qeveria e Ksoovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot z. Durim Berisha si Këshilltar të Jashtëm Politik. Durimi bartë titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë. Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit”, shkruhet në njoftim.

LEXO EDHE Ministri Abdixhiku anulon tenderin multi-milionësh

“Kryeministri Kurti i uroi z. Berisha suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend”.