Lajme

Kurti e Osmani përshëndeten dorë me dorë me Thaçin

Në pritjen e organizuar për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga Presidenti Hashim Thaçi, nuk kanë munguar as dy figurat kyçe të institucioneve të Kosovës.

Dy kundërshtarët më të mëdhenj politik të Presidentit Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, sonte ishin pjesë e organizimit të bërë në Katedralen “Nënë Tereza”.

Në fund të fjalimit të Thaçit para të mysafirëve, Kurti e Osmani nuk refuzuan as që t’ia zgjasin dorën për ta përshëndetur atë, raporton GazetaBlic.

Kurti e Osmani, në vazhdimësi paten shprehur kundërshtit e tyre ndaj figurës së Presidentit aktual. Madje së fundmi, Osmani kishte zhvëndosur edhe fotografinë e tij nga zyra e Kuvendit të Kosovës.