Lajme

Kurti e Konjufca flasin për hapjen e Qendrës së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, bashkë me anëtarin e kryesisë dhe ish Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilluan sot bisedë me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të VV-së, Kurti e Konjufca njoftuan delegatët për zhvillimet në Kosovë, e pastaj u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni të Veriut, dhe mundësitë e sfidat e iniciativës së LVV për Qendrën e re të VETËVENDOSJE!-s atje.

“Në këtë kohë pandemie kur lëvizjet fizike janë të kufizuara e tubimet publike të pamundësuara, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit online po e tretim distancën”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosje thekson se takimi u realizua në kuadër të shënimit të 108 vjetorit të Hasan Prishtinës në Shkup dhe 19 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit./Objektiv/