Lajme

Kurti e akuzoi se po ua dëmton moralin policëve, Haradinaj sërish ia përmend pagat e tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka këshilluar kryeministrin Kurti edhe njëherë që të veprojë para datës 1 shtator sa i përket ligjit të pagave dhe beneficioneve për policinë, pas debatit të ashpër mes tyre në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar.

Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që t’i kryejë punët e shtëpisë raporton Gazeta Express.

“Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Të enjten që shkoi, kryeministri Kurti në replikën e tij me deputetët e AAK-së, mbi kërkesën e tyre për t’ua rritur pagat policëve. Kjo kërkesë, sipas tij, ka për qëllim t’ua dëmtojë moralin policëve para 1 shtatorit, kur planifikohet të nis zbatimi i masës së reciprocitetit për letërnjoftime.

“Keni garu me rritje pagash dhe keni humbë. Prandaj parullën tuaj s’mund t’ua realizoj unë. Ne do ta bëjmë ligjin e ri të pagave”, tha Kurti.