Lajme

Kurti del me sqarim për një lajm të rrem që ka dëgjuar ditëve të fundit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se reciprociteti për leternjoftime me Serbinë do të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori, derisa ka deklaruar se qeveria po ballafaqohet me lajme të rreme rreth masës së reciprocitetit.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti ka deklaruar se ka dëgjuar një lajm të rremë me pretendimin se “dokumentet e Serbisë do të konfiskohen në kufi” në këmbim të dokumentit për hyrje-dalje.

Megjithatë, Kurti ka thënë se ky pretendim “nuk është i vërtetë”.

“Kam dëgjuar për lajmin e rremë që dokumentet e Serbisë do të konfiskohen në kufi, në këmbim të dokumentit për hyrje dalje. Kjo nuk është e vërtetë! Dokumenti për hyrje-dalje është dokument shtesë, i cili jepet pa pagesë dhe me të cilin mund të merren edhe shërbime të tjera në institucionet tjera shtetërore gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se vendimi për reciprocitet në leternjoftime do të fillojë të zbatohet më 1 shtator.

“Barrikat që vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë, por vendosen nga lartë. Kurse, në anën tjetër, Policia e Kosovës edhe përbëhet nga qytetarët tanë pa dallim, edhe shërben për qytetarët tanë pa dallim”, tha Kurti.