Lajme

Kurti: Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, festë e një pune të pashoq e të dy ekipeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sot para nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në.

Kurti deklaroi se sot është një ditë historike për Kosovën dhe Amerikën.

“Është një ditë historike për Kosovën dhe ShBA-në, sinjalizon partneritetin për qëllime të përbashkëta”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai theksoi se ky program është esencial, duke punuar intesivisht për të garantuar një furnizim me energji që është i përballuar për të gjithë.

“Strategjia jonë e energjisë shkruan rrugën tonë drejtë një të ardhme të dekarbonizuar. Ky program kompakti është esencial, jemi duke punuar intensivisht për të garantuar një furnizim me energji që është i përballuar për të gjithë”, u shpreh tutje Kurti.

Tutje ai tha se marrëveshja do t’i prezantohet Parlamentit për ratifikim që nesër.

“Nuk do jemi për të ballafaquar për opozitën por edhe ata nuk do të jenë shumë të kënaqur që nuk do jemi atje”, shtoi Kurti.

Kosova përfiton 236.7 milionë dollarë për stabilitet në energji përmes kësaj marrëveshje.