Kurti befason Duda Baljen për ditëlindje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë në qytetin e Prizrenit nën shoqërine e deputetës, Duda Balje dhe kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukaj.
Deputeta Balje me anë të një postimi ka thënë se se Kurti e Haskuka i bën befasi asaj për ditëlindje, transmeton Reporteri.net.
Duke e parë se sot është heshtje zgjedhore, kryeministri Kurti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të bëjë fushatë.
Kurti së bashku me Haskukën u takuan me dhjetëra qytetarë në Prizren. Nuk dihet se a bëri fushatë apo ishte thjeshtë një vizitë e zakonshme.
Nesër do të ketë zgjedhje lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Qendrat e votimit hapën në ora 07:00