Lajme

Kurteshi i VV-së i kërkon Zemajt dorëheqjen: Lëri marrëzitë – kufizimet dhe karantinimin

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që të japë dorëheqje.

Këtë kërkesë ai e ka arsyetuar me numrin e rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve sot nga COVID-19, transmeton Klan Kosova.

“Lëri marrëzitë Armend Zemaj. Dorëheqje!, ka shkruar ai.

“Vetëm sot: 11 raste të vdekjes, 730 të infektuar, 75 të shëruar nga Covid-19! Kjo vetëm me 1794 testime! Dje, sikur tani e 5 muaj, nuk ishte më mirë. Nesër nuk do të jetë ndryshe!”.

“Lëri kufizimet, karantinimin, izolimin dhe marrëzitë e ndryshme! Mos lëpij atë që ke pështy për muaj të tërë!”.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?