Lajme

Kur pritet të merret vendimi për ndarjen e 10% të Trustit?

Duke qenë se deputetët e Kuvendin të Kosovës janë në pushim deri më 15 shtator, edhe vendimi për për ndarjen e 10% të Trustit ka mbetur pezull, shkruan Gazeta Metro.

Nga Trusti Pensional i Kosovës thonë se janë pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10 %-shit.

“Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10 %-shit. Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë, që Kuvendi i Kosovës dështoi të miratojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, me ç’rast do të mundësohej tërheqja deri në 10 për qind e kursimeve në Trustin Pensional, ndërsa ministrja Hykmete Bajrami tha se do të provojë përsëri të marrë votat e deputetëve për këtë ligj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?