Lajme

Kur do të shpërndahen 87milionë eurot për rimëkëmbje ekonomike? Qeveria jep lajmin e fundit

Për vendimin e fundit të Qeverisë për ndarjen e 87 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike, zëvendësministri Agim Krasniqi ka thënë se javën tjetër nis ekzekutimi i mjeteve për bizneset private në shumën prej 60 milionë euro dhe 12 milionë euro për bujqësi.

“87 milionë euro që janë ndarë me vendimin e fundit dhe janë ndarë të gjitha mjetet që kanë qenë në dispozicion deri tash për rimëkëmbjen ekonomike e që nuk preken me projektligjin që është dërguar në Kuvend… Ajo që është me rëndësi është që nëse nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mungojnë 100 milionë euro mjete të AKP-së, mjete këto për të ndihmuar kryesisht sektorin privat… Mund të ekzekutohen menjëherë javën e ardhshme”, tha ai.

Krasniqi ka komentuar edhe propozimin e PDK-së për kompensimin e 10 për qind të Trust-it. Ai thotë se do të ishte pabarazi për qytetarët, pasi që për rimburësim kishte propozuar edhe kjo qeveri qysh në fillim të projektimit të planit për rimëkëmbje ekonomike.