Lajme

Kur do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid që miratoi sot Ministria?

Pas rritjes të shifrave të të prekurve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë gjatë mëngjesit të së shtunës mblodhi Komitetin për Vlerësimin dhe Koordinimin e Situatës Epidemiologjike dhe vendosi masa të reja anti-Covid që do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë, me 2 nëntor, shkruan Gazeta Metro.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se që nga ora 21:00 e deri në ora 05:00 të mëngjesit do ndalohen veprimtaria e restoranteve, kafiterive, qendrave tregtare.

“Të gjitha qendrave tregtare do ju ndalohen veprimtaria e punës nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari të gastrinomisë si restorantet dhe kafiteritë do ju ndalohen puna nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përveç shërbimeve merr me vete ose take away”, tha Zemaj, transmeton Gazeta Metro.

“Është paraparë që ligjëratat për universitetet publike dhe private të zhvillohen vetëm online, provimet, punimet dhe praktikat vetëm sipas rekomandimeve të IKSHP’së”, tha Zemaj.

“Personat me sëmundje kronike dhe ata me moshën mbi 60 vjeçare do lirohen nga paraqitja në punë dhe angazhimi i tyre do bëhet online, personat mbi moshën 65 vjeçare ku dalja e tyre nga shtëpia lejohet nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe prej orës 16:00 deri në ora 19:00, jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për arsye shëndetësore”, tha Zemaj.

Zemaj tha po ashtu se janë duke shqyrtuar që ekipet mjekësore të fillojnë kontrollet edhe në kufijtë e Kosovës.

Sipas tij situata është nën kontroll dhe çdo institucion si mjekësor dhe FSK’ja, janë në gatishmëri.