Lajme

Kur do të dalin 100 eurot për punëtorët e sektorit privat? Flasin nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot mjetet buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për punëtorët e sektorit privat.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Mjetet e ndara do të ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit privat.

Se kur do të ekzekutohen këto mjete për punëtorët e sektorit privat, për Gazeta Blic ka folur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Tashmë që në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë edhe mjetet, ekzekutimi i shtesës për 100 euro pritet të fillojë shumë shpejt”, tha Kryeziu.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?