Lajme

Kunatat bëhen “llom” në mes vete duke u rrahur në Rahovec

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në Rahovec, pasditen e së mërkurës.

Siç njofton policia një grua me të meta psikike ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Derisa viktima në këtë rast është dërguar tek mjeku për trajtim, e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor.

Ndërkohë policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?