Lajme

Kujtim Shala i kërkon falje Vjosa Osmanit në emër të LDK’së për shprehjen “A je ti normal?”

Me “A je ti normal?!” i është drejtuar dikush prej deputetëve të LDK-së, Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani pasi ajo tha se do t’i drejtohet Komisionit Përkatës për gjuhën e përdorur ndaj Kryeministrit Avdullah Hoti.

LDK e ka quajtur gjuhë joparlamentare shprehjen “Avdullah Koti” nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për të cilët ky subjekt ka kërkuar nga Osmani t’i përjashtojë nga seanca.

Pas kësaj deputeti Kujtim Shala i ka kërkuar falje Osmanit për shprehjen ndaj saj nga dikush prej LDK-së.

“Për gjërat që thuhet se që nuk regjistrohen s’ke pse i tërheq sepse nuk evidentohen. Njihen praktika kur janë thënë gjëra që nuk lidhen me çështjen. Edhe pse nuk është regjistruar ne e tërheqim atë dhe kërkojmë falje” ka thënë Shala.

———

Shiko edhe:


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19