Lajme

Kujt i lejohet dhurimi i gjakut e kujt jo?

Në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut thonë se janë disa kritere që duhet të përmbushin dhuruesit e gjakut.

Pavarësisht pandemisë dhe masave në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut vijnë çdo ditë mesatarisht 100 qytetarë. Krejt këta me një qëllim shumë njerëzor, dhurimin e gjakut. E vullnet të mirë në këtë aspekt tregoi edhe Amir Tusumi që njëkohësisht është dhurues i rregullt i gjakut.

Thirrje për të gjithë personat që ndjehen mirë me shendet ka edhe një doktor.
Duke pasur parasysh interesimin e madh të qytetarëve që të dhurojnë gjakun e tyre doktoresha e transfuzionit, Safete Maliqi Qormemeti tregon se ka disa kritere që duhen përmbushur nga vullnetarët.

Më e rëndësishmja është gjendja stabile shëndetësore.

Qormemeti tha që infeksioni me Covid-19 vetëm se ka shtuar numrin e dhuruesve të gjakut, duke përmendur edhe vullnetin nga ana e Policisë se Kosovës për bashkepunim.

Mirëpo kujt i lejohet të jetë dhurues mund të shihet edhe përmes formularit i cili duhet të plotësohet para marrjes së gjakut.

Kjo për shkak se gjaku duhet të jetë i sigurt për pacientet të cilet trajtohen duke pasur parasysh ndikimin në shëndet.
Gjithashtu tash e një kohë obligim për dhuruesit e gjakut është që të jenë plotësisht të vaksinuar kundër infeksionit Covid-19.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje