Lajme

KUJDES: Në këtë vend të Kosovës shihen një tufë me ujqër

Një tufë ujqërish janë parë në ledinat e fshatit Kramovik të komunës së Rahovecit.

Videoja është publikuar nga faqja zyrtare e kësaj zone, derisa kanë bërë thirrje të kenë kujdes, shkruan Reporteri.net.

Sipas tyre, këta ujqër çerdhën e tyre e kanë në pisha, dhe se fermerët duhet të kenë kujdes të madh për bagëtitë e tyre.

“Një tuf më Ujq të cilët qerdhen e kan në Pisha po sorollatën nëpër lendinat e Kramovikut.
Ju lus të keni kujdes të gjith ju fermer për bagëtit e juaja”, thuhet në njoftimin e bërë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?