Lajme

Kujdes me dallavere, 6000 policë nesër mbikqyrin procesin zgjedhor në Kosovë

Zgjedhjet e 6 tetorit po konsiderohen si më të rëndësishmet për Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë. 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë do të kenë të drejtë vote.

Institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë do të jenë para testit vlerësues sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Prokuroria e shtetit dhe Policia e Kosovës kanë bërë përgatitjet që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe të mos ketë tentativa për t’i dëmtuar ato. Zëdhënësi i Policisë ka thënë se rreth 6 mijë policë do të jenë të angazhuar që procesi zgjedhor të shkojë në rregull deri në fund.

“Rreth 6 mijë zyrtarë policorë do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve por edhe të tjerë që do të jenë në detyra rutinore policore përfshirë edhe veriun e Kosovës”, ka thënë Kelani.

Vendvotimet hapën nesër në ora 7 dhe mbyllën në ora 19. /Ballkani.info/