Lajme

Kufizohet lëvizja për personat mbi moshën 65 vjeçare

Rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të paralajmëroj për mundësin e masave të reja.

Me masat e reja, personave mbi moshën 65-vjeçare u lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë këtij orari 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, derisa jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19.

Zemaj ka treguar se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.