Lajme

Kthehet nga Turqia polici që gati mbeti i verbër gjatë aksionit në Zhur

Ka arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” zyrtari policor Artur Mrasori, i cili ishte për trajtim mjekësor në Turqi.

Në shtetin turk, Mrasori ishte nga data 31 janar, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me datë 28 janar të këtij viti, kur gjatë bastisjes së një shtëpie në Zhur të Prizrenit mbeti i lënduar pas një shpërthimi të eksplozivit, ndërsa nga plagët e marra kishte vdekur kolegu i tij Sami Thaqi.

Në pritje të policit ka dalë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj, si dhe menaxhmenti i lartë i Policisë Kosovës, por edhe familjarë e kolegë të tij të punës.