Lajme

Kryetarit të Deçanit ngushëllon familjen e 20 vjeçares që u gjet e vdekur

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i shprehu ngushëllime familjes së 20 vjecares nga Gllogjani, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje gjatë ditës së sotme.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen e Heroina Mehmetaj nga fshati Gllogjan.

Me shpresën që qytetit tonë të mos i ndodhin më vdekje të tilla, nga zemra ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmetaj, zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, shkruan Ramosaj.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, sot gjatë ditës dha detaje në lidhje me rastin.

“Sot në orët e mëngjesit, pas orës 06 e 10 minuta, policia është njoftu për një rast në fshatin Gllogjan. Kur ka arrit në vendin e ngjarjes, e ka gjet një trup të pajetë, vdekjen e ka konstatu edhe mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Janë kryer të gjitha procedurat policore, njësitet kompetente të gjitha kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, është dërgu për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?