Kryetari Tahiri tregon burimin e infeksionit në Vushtrri
Gjatë 24 orëve të fundit në vend rezultuan 27 raste pozitive mes tyre 14 ishin nga komuna e Vushtrrisë.
Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti të familjeve të ndërlidhura mes vete dhe që janë shkaktuar si rezultat i vizitave për festën e Fitër Bajramit pasi nuk e kanë ditur që janë të infektuar me Covid-19.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një postim në Facebook deklaroi se mbyllja e qytetit sërish nuk është opsion pasi situata për kundër numrit të rritur është e menaxhueshme.
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë Sot më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë…
Julkaissut Xhafer Tahiri Maanantaina 1. kesäkuuta 2020