Kryetari i Vushtrrisë infektohet me Koronavirus
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është infektuar me Koronavirus
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri, përmes një postimi në Facebook, i cili tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për COVID-19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me COVID-19. Kam disa shenja të lehta, por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim”, shkroi Tahiri.
Ai shtoi se do t’i vazhdojë punët e komunës nga shtëpia, ndërsa nënkryetari i Vushtrrisë, Besim Muzaqi do jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunën e Vushtrrisë./Objektiv/