Lajme

Kryeparlamentarja Osmani i kundërpërgjigjet Grenellit, ja çka i thotë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Emisarit Special Richard Grenell në rrjetin social Twitter, duke i thënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolizëm.

Osmani në postimin e saj i ka thënë ambasadorit Grenell se delegacioni kosovar është zotuar që do të sjellin njohjen reciproke dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që janë zotuar.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolizëm. Është njohje e një realiteti të cilin ShBA’ja ishte e para që e ka bërë. Për ta quajtur shtetin që është një projekt i përbashkët mes popullit të Kosovës dhe ShBA’së, një ‘simbolizëm’ I zvogëlon investimet dypartiake të ShBA’së për një dekade në Kosovë. Dhe jo ne nuk kemi luftuar me Serbinë për “fjalë, mbiemra dhe simbolizma” por kemi luftuar për liri, ne kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë që do të sjellin njohjen reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çfarë janë zotuar publikisht”, ka shkruar Osmani.