Lajme

Kryeministri në Bondsteel: SHBA, sinonim i sigurisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në kampin ‘Bondsteel’, nga Koloneli Nick Duchic tek Kolonel Roy Macaraeg.

“ShBA, NATO, KFOR dhe ‘Bondsteel’ janë sinonime të paqes e sigurisë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

ShBA, NATO, KFOR dhe “Bondsteel” janë sinonime të paqes e sigurisë në Kosovë dhe do të jenë përherë të mirëpritura në vendin tonë. I nderuar të isha pjesëmarrës në ndërrimin e komandës në Kampin “Bondsteel”, nga Koloneli Nick Duchic tek Kolonel Roy Macaraeg.

Kolonelin Nick Duchic, me të cilin pata bashkëpunim të shkëlqyer, e nderova me “Hartën e Artë të Kosovës”, për punën e tij të suksseshme në shërbim të stabilitetit dhe paqes, si dhe kontributin e madh në gjithpërfshirjen e institucioneve tona në këtë mision.

Kolonelit Macaraeg, mirëseardhje në vendin tonë, në shtëpinë e tij të dytë! Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?