Lajme

Kryeministri në ardhje: Kemi qarë e kemi qeshur

Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një status të shkurtër në Facebook, pas arritjes së marrëveshjes me LDK’në. Ai ka thënë janë vonuar, por nuk është shumë vonë.

Kurti me pak fjalë, ka treguar se gjatë negociatave kanë pasur momente të mira, por edhe të vështira.

“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë. Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim”, ka shkruar Kurti.

Edhe pse arritja e marrëveshjes në mes të LVV’së dhe LDK’së, në disa momente u duk se nuk do të mund të arrihet, Kurti thotë se moti janë marrë vesh.

“Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë. Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!”, ka thënë në fund Kurti. /reporteri.net