Lajme

Kryeministri Kurti takohet me homologun e tij britanik, Boris Johnson

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar, në Londër, homologun e tij britanik, Boris Johnson, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimor.

Veç Johnsonit, ai ka takuar edhe zyrtarë të tjerë britanikë, përcjell Klankosova.tv.

”WB6 është i domosdoshëm për sigurinë e Evropës dhe ky është tashmë një besim i përbashkët në shumë kryeqytete evropiane. Një kënaqësi e vërtetë të takoj kryeministrin e Britanisë së Madhe @BorisJohnson”, shkruan kryeministri kosovar, referuar edhe takimeve me zyrtarë të tjerë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje