Lajme

Kryeministri Kurti emëron veten në këtë pozitë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kryeministri Albin Kurti, e ka vendosur veten si kryesues të Komisionit Ekzekutiv për Zhvillimin e Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, shkruan Gazeta Metro.

Kryeminsitri Kurti, propozoi që ai ta kryesojë përbërjen e komisionit derisa në të njëjtën përbërje propozoi emërimin e katër ministrave të tij në cilësinë e anëtarëve.

“Komisioni do të ketë këtë përbërje: Albin Kurti – Kryeues, Arbërie Ngavaci, Hekuran Murati Rozata Hajdari, Artane Rizvanolli, Majlinda Rizvanolli – Bajraktari, Enis Spahiu”, tha Kurti.

Propozimi i tij u miratua me shumicë të votave në mbledhjen e qeverisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?