Lajme

Kryeministri i Izraelit përshëndet marrëveshjen me Kosovën (VIDEO)

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha sot se mirëpret marrëveshjen me Kosovën, si shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem.

Përmes një mesazhi në Twitter, ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të jetë shteti i parë që hap një ambasadë në Jeruzalem, pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, ka thënë Benjamin Netanyahu.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?