Lajme

Kryeministri Hoti pozitiv me Covid-19, reagon Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hotit, i cili mbrëmë njoftoi se është infektuar me koronavirus.

“Shërim të shpejtë për Kryeministrin Avdullah Hoti. Uroj që ai dhe qindra qytetarë të Kosovës ta kalojnë sa më lehtë përballjen me Covid-19”, ka shkruar Veseli.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe t’i përfillim masat kundër koronavirusit

“Po ashtu, i lus të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe të tjerët, t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën e higjienën”, ka shkruar Veseli.

Kryetari i PDK-së edhe vetë është i infektuar me koronavirus.


SHIKO VIDEON