Lajme

Kryeministri Hoti jep lajmin e shumëpritur, Kosova siguron mbi 1 milion e 800 mijë vaksina

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Kosova deri tash ka arritur marrëveshje për mbi 1 milion e 800 mijë doza të vaksinave anti-COVID, teksa ka njoftuar se të parat do të vijnë në muajin shkurt.

Në një konferencë për media të mërkurën, Hoti ka thënë se 535 mijë vaksina janë konkretizuar nga marrëveshje me prodhuesin “Pfizer”, 600 mijë tjera me Austrinë, dhe me programin COVAX rreth 720 mijë.

Sipas tij, stafi shëndetësor dhe personat mbi moshën 65-vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Ka paralajmëruar se brenda dite do të vaksinohen rreth 20 mijë persona.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?