Lajme

Kryeministri Hoti i përgjigjet kritikave të Ramush Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se dialogu ka nisur për njohje reciproke e sot në Bruksel fillon draftimi i marrëveshjes përfundimtare, raporton Gazeta Express.

Hoti në Facebook iu ka përgjigjur edhe kritikave që mbrëmë pati kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj për të.

“Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar ai.

Tutje, kryeministri thotë se po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime,

“Duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë”, tha ai.

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe…

Julkaissut Avdullah Hoti Torstaina 23. heinäkuuta 2020


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19