Lajme

Kryeministri Haradinaj takohet me ambasadorin britanik, ja për çka biseduan

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruari O’Conell.



Haradinaj me ambasadorin britanik ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike e në veçanti për angazhimin e Qeverisë për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Postimi i Haradinajt:

Në vazhdën e takimeve të rregullta me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, diskutuam për zhvillimet aktuale politike, veçanërisht për angazhimin e Qeverisë për sundim të rendit e ligjit në tërë vendin, duke u kujdesur njëkohësisht për mirëqenien e qytetarëve pa dallim. RH