Lajme

Kryeministri Haradinaj me projekt-rezolutë: Nga 10 euro shtesa për çdo fëmijë nën moshën 16-vjeçare

Kryeministri i vendit dhe njëherit Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka shkruar në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga partia e tij për shtesa për fëmijët nën moshën 16 vjeçare, shkruan Gazeta Blic.



Haradinaj ka thënë se shuma prej 1o euro që është paraparë t’i jepet çdo fëmije deri në moshën 16 vjeçare edhe mund të rritet.

“Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri është shprehur i lumtur që ka qenë pikërisht partia e tij që ka propozuar një rezolutë të tillë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:


Si parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre. Jam i lumtur që sot, AAK ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, besoj që kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike.

Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë.

Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes.
RH

Loading...