Lajme

Kryeministër ku je, vepro- Ministri i Kurtit kërcënon Kosovën: Do të mbrohemi me çdo mjet…

Ministri i qeverisë Kurti, Goran Rakiq, mori zemër sot në një takim që pati me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Rashkë të Serbisë, pak kohë pas aksionit në veri.

Ai para presidentit serb në gjuhë kërcënuese “paralajmëroi” se nëse skena të tilla si sot përsëriten sërish, atëherë “do të ketë rezistencë gjenerale”, shkruan lajmi.net.

“Nëse diçka e tillë ndodh herën tjetër, do të ketë rezistencë të përgjithshme. Pavarësisht se çfarë do të thotë kjo dhe pavarësisht se si e kuptojnë ata, ne do të mbrohemi me të gjitha mjetet në dispozicion”, tha Rakiq, duke marrë ovacione nga serbët e pranishëm aty.

“Ne po kërkojmë që takimi të transmetohet, që të gjithë të dëgjojnë se çfarë po ndodh në Kosovë dhe Metohi”, tha ai para Vuçiqit.

Madje sipas Tanjug, Rakiq ka kërkuar që takimi me Vuçiqin të transmetohet drejtpërdrejtë.

Kujtojmë se kryeministrit Kurti është duke iu kërkuar me ngulm që ta shkarkojë Rakiqin, i cili po konsiderohet se ka shkelur mbi autoritetin kushtetues të Kosovës me veprimet e tij gjatë ndodhive të sotme në veri.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?