Lajme

Krimi i tmerrshëm: Zbulohet shënimi që e la babai pasi vrau tre fëmijët e tij të mitur

Një 56-vjeçar dyshohet se vrau tre fëmijë të vegjël mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Kroacisë thanë autoritetet, ndërsa mediat lokale e identifikuan atë si babanë e fëmijëve.

Autoritetet në Zagreb thanë se i dyshuari një shtetas austriak ishte i dyshuar për “vrasje të rëndë në dëm të tre fëmijëve të mitur”.

Policia tha më herët se oficerët gjetën trupat e fëmijëve dhe një burrë në gjendje të rëndë në një apartament në Zagreb rreth orës 2 të mëngjesit pasi ata ishin informuar për një përpjekje për vetëvrasje. Fëmijët ishin vrarë dhe burri u dërgua në një spital lokal.

Fëmijët ishin binjakë 7-vjeçarë, një djalë dhe një vajzë dhe një djalë 4-vjeçar. Mediat kroate raportuan se burri kishte postuar një shënim në “Facebook” ku thuhej se nuk mund të vazhdonte për shkak të problemeve financiare dhe emocionale.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?