Lajme

“Krejt resurset do t’i orientoj te njerëzit punëtorë”

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar se si planifikon të bëjë punësimin e të papunëve – në rast se vjen në pushtet pas 6 tetorit.

“Kam vizituar dhjetëra inovatorë të rinj në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. Takimin e fundit e kam pasë para tri dite, ka me mijëra kërkesa për djem dhe vajza të reja që janë të përgatitur në teknologjisë së informacionit – outsource”.

“Është i vetmi element në ekonominë tonë që është suficit, 30 milionë euro janë suficit nga shërbimet”.

“Po flasim për mijëra kërkesa aktualisht për të kryer shërbimet për Google, Amazon dhe të tjera. Po flasim për bilancin tonë tregtar po ashtu, që është negativ po ashtu”.

“Këtu është punësimi i qëndrueshëm. Krejt kapacitetet financiarare dhe institucionle të Republikës së Kosovës do t’i orientoj te këta njerëz punëtorë”

“Nga fermeri deri te vajzat dhe djemtë e rinj që punojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Prej amviseve në sektorin e artizanatave deri te ndërmarrësit më të mëdhenj që janë në Kosovë”.

Veseli ka thënë se ka vetëm një drejtim – krijimi i perspektivës dhe punësimi i të rinjve dhe të rejave.

“Kosova nuk ka kapital human sa ka mundësi për të absorbuar tregu i punës. Shumica e kompanive në Kosovë kanë mungesë të fuqisë të kualifikuar punëtore”.

“Kemi deficit tregtar, ne importojmë shumicën e produkteve bujqësore”.