Lajme

Krasniqi pajtohet me ambasadorin britanik: As shtetin e së drejtës nuk na e bëjnë të tjerët

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Jakup Krasniqi, ka thënë se e mbështet plotësisht ambasadorin britanik, Ruari O’Connell, i cili ka thënë se secili shtet duhet të rregullojë vetë problemet e veta.



Këtë e bëri të ditur Krasniqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Me ketë konstatim të Ambasadorit britanik, njeriu nuk ka si mos të pajtohet. Është më shumë se i saktë. As liria nuk do të na vinte, pa luftën tonë shekullore”.

“Kur ne u bëmë gati për jetë a vdekje, erdhi edhe ndihma ndërkombëtare. Ndonëse kishte edhe përpjekje për të vazhduar loja e miut me macen, si në filmat vizatimor. As shtetin e së drejtës nuk na e bëjnë të tjerët”.

“Veç kësaj Ambasadori i MB, Ruari O’Connell, meriton një mirënjohje edhe për shëtitjen që bëri dje në Vushtrri me të shpëtuarit nga Krimet e Gjenocidit serb”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.