Lajme

Krasniqi: NISMA ka hartuar programin më të avancuar qeverisës në fushën e arsimit

Kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate, Agim Krasniqi, në studion televizive të Kanal10 kishte deklaruar se kjo parti politike ka hartuar programin më të avancuar qeverisës në fushën e arsimit, përcjell Korrespodenti.

“NISMA Socialdemokrate në programin e vet qeverisës ka përcaktuar në platformën e vet qeverisëse duke u thirrur në reforma thelbësore në arsim sepse shoqëria kosovare është ballafaquar në forma të ndryshme, sfida të ndryshme, vështirësi të ndryshme, pa përjashtuar edhe sistemin arsimor”, është shprehur Krasniqi.

Ai tha se edhe përkundër që janë investuar shumë, qoftë potenciali kuadrovit, qoftë ai financiar, megjithatë Kosova është ballafaquar me sfida dhe niveli i cilësisë në arsim është këtu ku është.

“Ne si NISMA Socialdemokrate e kemi bërë analizën e gjithë legjislacionit primar dhe sekondar që ndërlidhet me arsimin, duke përfshirë edhe dokumente strategjike për të hartuar një program, i cili do të ishte në funksion të ngritjes së cilësisë duke përfshirë edhe vet organizimin e Ministrisë, sepse ne kemi bërë përpjekje që Ministria e Arsimit të i përshtatet programit apo menaxhimit të ri publik, i cili është i avancuar dhe zbatohet në të gjitha shtet e BE’së dhe tani edhe Kosova pas gjithë këtij procesi rreth shtet ndërtimit, rreth konstituimit të institucioneve me parime dhe rregulla demokratike, t’i ndjekim hapat konkret të BE’së dhe partnerëve tanë strategjik që të mos ngecim mbrapa edhe përkundër që cilësia në arsim sipas matjeve të fundit që janë bërë nga organizma ndërkombëtarë, nuk është e kënaqshme”, ka thënë kandidati i NISMA’s, Agim Krasniqi.

Në funksion të kësaj, Krasniqi ka thënë se NISMA Socialdemokrate ka hartuar programin qeverisës në fushën e arsimit që nga fëmijëria e hershme.

Kujtojmë se Agim Krasniqi do të garojë në këto zgjedhje me numrin 53 në listën e NISMA’s Socialdemokrate./Korrespodenti